Politika e privatësisë
Kush jemi dhe cili është roli ynë
DigiDent e drejton Spics Digital Marketing SH.P.K., e regjistruar në Agjencinë e Regjistrimit të Bizneseve në Kosovë (ARBK), NUI 812274893, Rruga Ukë Bytyqi, Prizren, Kosovë. Kontakti, edhe për mbrojtjen e të dhënave: hello@digident.app. Nuk kemi zyrtar për mbrojtjen e të dhënave.
Sipas Ligjit nr. 06/L-082 për Mbrojtjen e të Dhënave Personale („Ligji“), jemi kontrollues për të dhënat e vizitorëve të www.digident.app, të atyre që kërkojnë demo ose na shkruajnë, të klinikave klientë dhe të personave që veprojnë në emër të tyre, si dhe për sigurinë e llogarive. Për gjithçka që klinika regjistron në platformë, kontrollues është klinika dhe ne jemi përpunues.
Faqja dhe platforma nuk u drejtohen fëmijëve nën 16 vjeç dhe nuk mbledhim me dijeni të dhënat e tyre; nëse mësojmë për to, i fshijmë.
Faqja jonë dhe kërkesat për demo
| Kur | Të dhënat | Për çfarë | Baza ligjore (neni) |
|---|---|---|---|
| Çdo vizitë | Adresa IP, shfletuesi dhe të dhënat e kërkesës | Shfaqja dhe mbrojtja e faqes (pa to faqja nuk shfaqet) | Interesi legjitim, 5(1.6) |
| Google Analytics 4 | Faqet e shikuara, pajisja, shfletuesi, vendndodhja e përafërt | Statistika vizitash | Pëlqimi, 5(1.1) |
| Demo ose email | Emri, mbiemri, emaili, mesazhi; emri i klinikës (opsional); për formularin, edhe adresa IP. Pa fushat e detyrueshme formulari nuk dërgohet | Përgjigjja, demoja, mbrojtja e formularit nga keqpërdorimi | Interesi legjitim, 5(1.6); hapat para lidhjes së kontratës, 5(1.2), për persona fizikë |
Google Analytics (Google LLC) ngarkohet vetëm nëse e pranoni, pa funksione reklamimi. Nëse e refuzoni, faqja funksionon njësoj. Pëlqimin mund ta tërhiqni në çdo kohë te „Cilësimet e cookies“, në fund të faqeve; cookies e Analytics fshihen dhe përpunimi i mëparshëm nuk preket (neni 6(3)). Shihni Politikën e cookies. Nuk ju shtojmë në lista postare dhe nuk dërgojmë marketing.
Klinikat dhe stafi i tyre
Klinikat. Përdorim të dhënat identifikuese dhe të kontaktit të klinikës, kontaktet e personave që veprojnë në emër të saj, planin, faturat, pagesat dhe kërkesat për mbështetje, që na i jep klinika. Qëllimet: kontrata, faturimi, mbështetja, njoftimet për ndryshime në shërbim, çmime ose kushte (jo marketing), detyrimet tatimore dhe pretendimet ligjore. Baza: kontrata (5(1.2)) për persona fizikë, detyrimi ligjor (5(1.3)) për faturat, ndryshe interesi legjitim (5(1.6)). Pa këto të dhëna kontrata nuk mund të lidhet.
Stafi. Llogarinë tuaj e krijon administratori i klinikës (të parën e krijojmë ne) me emrin, emailin dhe rolin tuaj; e aktivizoni me lidhjen që ju dërgohet me email, prandaj emaili është i domosdoshëm. Jemi kontrollues vetëm për të dhënat e llogarisë dhe të hyrjes, regjistrin e veprimeve (të dhënat e pacientëve në të i përpunojmë vetëm për klinikën), regjistrat teknikë, adresën IP dhe mbështetjen, për një shërbim të sigurt (interesi legjitim, 5(1.6)).
Të dhënat e pacientëve
Klinikat mbajnë në DigiDent kartelat e pacientëve. Kontrollues është klinika: ajo vendos për to dhe i informon pacientët, edhe për pacientët fëmijë. Ne jemi përpunues dhe veprojmë vetëm sipas udhëzimeve të saj dhe Marrëveshjes së përpunimit të të dhënave. Nuk i përdorim kurrë për vete: as për testime, analitikë e marketing, as për trajnimin e inteligjencës artificiale. Pacientët duhet t'i drejtohen klinikës së tyre; kërkesat që na vijnë ia përcjellim asaj.
Kush i merr të dhënat dhe ku
Nuk i shesim të dhënat dhe nuk i ndajmë për reklama.
| Marrësi | Për çfarë | Ku |
|---|---|---|
| Ofruesit e hostimit | Faqja, platforma, emaili | Në BE |
| Ofruesi i ruajtjes së skedarëve dhe të kopjeve rezervë | Skedarët e klinikave, kopjet rezervë | Në BE |
| Google LLC | Analytics (me pëlqim) | SHBA, në Kornizën e Privatësisë së të Dhënave BE-SHBA |
Autoritetet publike (administrata tatimore, gjykatat, AIP-ja) marrin të dhëna vetëm aq sa kërkon ligji. Klinikat e marrin listën me emrat e nënpërpunuesve bashkë me kontratën dhe me kërkesë në hello@digident.app.
Shtetet e BE-së janë në listën e AIP-së të vendeve me nivel të përshtatshëm mbrojtjeje (Vendimi nr. 22/2025, datë 30.04.2025), prandaj nuk nevojitet autorizim; SHBA-ja vetëm për kompanitë në Kornizë. Disa nga ofruesit tanë janë kompani amerikane; nëse të dhënat u shkojnë atyre në SHBA, kjo bëhet vetëm sipas Kornizës ose një garancie tjetër ligjore. Për Shqipërinë, IDP-ja njeh njësoj Kosovën, shtetet e BE-së dhe kompanitë amerikane në Kornizë (Vendimi nr. 01, datë 30.04.2025). Kopjen e garancive e dërgojmë me kërkesë.
Sa kohë i mbajmë të dhënat
| Të dhënat | Sa kohë |
|---|---|
| Vizitat në faqe, regjistrat teknikë | Pak kohë |
| Google Analytics | Ngjarjet 2 muaj; cookies deri në 2 vjet |
| Kërkesat për demo, emailet | 12 muaj pas komunikimit të fundit; nëse çojnë në kontratë, si për klientët |
| Emailet e klientëve | Gjatë kontratës, pastaj 12 muaj pas komunikimit të fundit |
| Kontrata, faturat, pagesat | Aq sa kërkon ligji tatimor dhe kontabël i Kosovës |
| Llogaritë e stafit, regjistri i veprimeve, të dhënat e pacientëve në kërkesat për mbështetje | Bashkë me të dhënat e klinikës, brenda 90 ditëve nga mbarimi i kontratës; për provën falas, shihni Kushtet |
| Kopjet rezervë | Deri në skadimin e rregullt; rikthehen vetëm për rimëkëmbjen e shërbimit |
Si i mbrojmë të dhënat
I mbrojmë të dhënat me enkriptim gjatë transmetimit, llogari personale me role, regjistër të veprimeve, ruajtje private të skedarëve dhe qasje vetëm për njerëzit që drejtojnë shërbimin; klinikat marrin një përshkrim më të plotë bashkë me kontratën dhe me kërkesë. Për shkeljet e të dhënave që kontrollojmë, njoftojmë AIP-në brenda 72 orëve nga marrja dijeni, përveç kur nuk ka gjasa që shkelja të rrezikojë të drejtat dhe liritë e personave (neni 33), dhe personat e prekur kur rreziku është i lartë (neni 34). Për të dhënat e një klinike, e njoftojmë klinikën pa vonesë të panevojshme dhe brenda 48 orëve (shihni Marrëveshjen e përpunimit të të dhënave).
Të drejtat tuaja
Keni të drejtën e qasjes (neni 14), të korrigjimit (15), të fshirjes (16), të kufizimit të përpunimit (17), të transferueshmërisë kur përpunimi bazohet në pëlqim ose kontratë (19) dhe të kundërshtimit (20), si dhe ta tërhiqni pëlqimin në çdo kohë (6(3)). Nuk marrim vendime të bazuara vetëm në përpunim të automatizuar dhe nuk bëjmë profilizim (neni 21).
Shkruani në hello@digident.app. Është falas; kërkesat haptazi të pabazuara ose të tepërta mund t'i refuzojmë ose të caktojmë një tarifë të arsyeshme. Përgjigjemi pa vonesë të panevojshme dhe brenda 1 muaji; për kërkesa të ndërlikuara ose të shumta, deri në 2 muaj të tjera, duke ju treguar arsyet brenda muajit të parë. Nëse nuk veprojmë sipas kërkesës, brenda 1 muaji ju shpjegojmë pse dhe se mund të ankoheni (neni 11). Në Shqipëri (Ligji nr. 124/2024): brenda 30 ditëve, me zgjatje jo përtej 60 ditëve nga marrja e kërkesës (neni 12(4)).
Kufijtë: faturat i mbajmë sa kërkon ligji tatimor edhe nëse kërkoni fshirjen; pjesën më të madhe të profilit të stafit e ndryshon administratori i klinikës.
E drejta për të kundërshtuar
Kur mbështetemi në interesin legjitim (faqja, siguria, pyetjet, personat e kontaktit në klinika), mund ta kundërshtoni përpunimin në çdo kohë, për arsye që lidhen me situatën tuaj. Atëherë e ndalojmë përpunimin, përveç kur kemi shkaqe legjitime bindëse që mbizotërojnë mbi tuajat ose na duhen të dhënat për pretendime ligjore.
Ankesat
Agjencia për Informim dhe Privatësi (AIP): Rr. „Zejnel Salihu“ nr. 22, 10000 Prishtinë, Kosovë; info.aip@rks-gov.net; aip.rks-gov.net. Në Shqipëri: Komisioneri për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale (IDP), Ligji nr. 124/2024, Rr. „Abdi Toptani“, nd. 5, 1001 Tiranë, idp.al. Mund t'i drejtoheni edhe gjykatës (neni 54).
Ndryshimet, gjuha dhe kontakti
Para ndryshimeve të rëndësishme (qëllime, marrës ose transferime të reja, ose mënyrë tjetër për të ushtruar të drejtat) njoftojmë klientët me email dhe në faqe; para se t'i përdorim të dhënat për një qëllim të ri, ju njoftojmë. Politika publikohet në shqip dhe anglisht; në rast mospërputhjeje, mbizotëron versioni në shqip. Kontakti: hello@digident.app.